
- Details
- Written by Administrator
- Category: PROJEKTE
- Hits: 126774
Në vijim të zbatimit të projektit "Përfshirje x Shkollat" në shkollën 9-vjeçare Hasmashaj, përmes Forumit të Shkollës së Hapur, në mjediset e Bar-Restorant "Karina" u zhvillua një tjetër aktivitet nga Inclusion4Schools-Albania me mbështetjen edhe të aktorëve lokalë si : punonjësja sociale e shkollës Hasmashaj, përfaqësuesja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Peqin etj. Në aktivitet u realizuan veprimtari interaktive, diskutime, pyetje e përgjigje rreth : 1.Bullizmit në shkolla dhe rolit të komunitetit në zgjidhjen e konflikteve; 2.Rolit të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve në zgjidhjen e problematikave të dhunës. Në takim morën pjesë mësues e drejtues të shkollave, drejtorja e ZVA Peqin, nënprefekti i nënprefekturës Peqin, përfaqësues të komunitetit të shkollës, të Bashkisë Peqin, Myftiu i Myftinisë Peqin, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve etj.




